Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me deputetin e bundestagut gjerman Florian Hahn, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë.

Në një shenim në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan ndër të tjera, "Gjithmonë kënaqësi të takosh Florian Hahn, një mik i mirë i Shqipërisë".

POSTIMI I PLOTË

Gjithmonë kënaqësi të takosh Florian Hahn, një mik i mirë i Shqipërisë. Qasja strategjike e Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë do të nxiste zbatimin efikas të reformave kyçe, tashmë të qarta për ne.