Prezantohet drejtori i ri i Aviacionit Civil

Postuar: 14/11/2017 - 11:51

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri prezantoi Drejtorin e ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri. Ministri shprehu bindjen se Keri zotëron aftësitë menaxheriale për drejtimin efikas të punëve të përditshme në këtë institucion dhe realizimin e projekteve të tjera për zhvillimin e fushës së aviacionit civil.

Më tej, Gjiknuri u ndal tek orientimet të cilat duhet të ndiqen me prioritet të lartë nga drejtuesi i ri i këtij institucioni. “Nuk mund të themi që fusha e aviacionit civil ka qenë më e sigurta sa i përket sigurisë aeroportuale, ku jo më larg se 1 muaj më parë, një djalë i një niveli amator arriti të thyente sigurinë e aeroportit, për të mos përmendur dhe raste të tjera më flagrante. Kjo histori duhet të marrë fund”, u shpreh Gjiknuri ndërsa insistoi se duhet të merren masat që episode të tilla mos të përsëriten më.

Prioritet tjetër sipas tij është ruajtja e pasagjerit shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij në përballjen me kompanitë ajrore.

“Histori pafund të pasagjerëve shqiptarë që lihen aeroporteve të Italisë apo vendeve të tjera, por edhe këtu në Tiranë kemi raste të shumta. Ndërkohë që përgjigjja e zakonshme është se marrëdhënia qytetar-kompani ajrore është private. Kërkoj angazhim maksimal, deri në të qenurit avokati i gjithësecilit që abuzohet nga kompanitë duke i vonuar, anuluar apo mos i lejuar të hipin në bord. Çdo njeri duhet të marrë hakun që i takon në bazë të ligjit, në mënyrë që të dekurajohen kompanitë së bëri këto lojëra”, nënvizoi Gjiknuri.

Gjiknuri kërkoi gjithashtu angazhimin e Autoritetit të Aciacionit Civil për fillimin e operimit dhe ndërtimit të infrastrukturës aeroportuale shtesë në vend. Ministri kërkoi nga drejtori i ri të ndërmarrë një reformë në institucion pasi kualifikimet e kërkuara për gjithësecilin, përshkrimet e punës lënë për të dëshiruar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, foli pë

   Partia Demokratike është mbledhur për të kujtuar dhe festuar 27 vjetorin e krijimit të saj dhe të ndryshimit të sistemit në vend.

   Përmes një statusi në Facebook, ish deputeti demokrat Astrit Patozi ka komentuar 27vjetorin e themelimit të PD-së.

   Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović, në kuadër të vizitës së

Partia Demokratike feston sot 27 vjetorin e krijimit si forcë politike, e cila do të sillte ndryshimin e jetëve të miliona shqiptarëve pa

*Prag 2018-ta, lirohen vendet e drejtorëve në bashkinë e Durrësit.

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për çështjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, nisur nga debatet mes maxhorancës dhe opo

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI-së, ka ngritur zërin sot për një emergjencë kombëtare: "Kryeministri do që të vjedhë kryeprokurorin,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur përshëndetjen e tij të mëngjesit këtë të hënë, me një lajm të mirë për vendin tonë.