Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë sot me një propozim të ri, që politikanëve t’iu bëhet testi i drogës.

Ai thotë se ky ishte propozim i PD-së që nuk u pranua në ligjin për dekriminalizimin pasi dukej si absurd, por koha sipas tij tregoi se është një test i rëndësishëm. Manjani shkruan madje se është për të mirën e përbashkët.

STATUSI I MANJANIT:

Për fat të keq propozimi i PD, që politikanëve t’u bëhet testi i drogës nuk u pranua, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.

Dukej si propozim absurd, por koha tregoi se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.
Fundja në këtë vend u bënë turlilloj eksperimentesh absurde, le të ishte bërë dhe ky!
Është për të mirën e përbashkët. Turbullimi i mendjes së udhëheqësve hall i madh publik dhe meriton vëmendje. Kurrë nuk është vonë…