Protesta e 26 majit/ Xhaferri takim me banorët e Ish-Kënetës: Të largojmë ministrat e drogës (VIDEO)

Postuar: 23/05/2018 - 15:40

Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferi, i shoqëruar edhe nga kreu i listës së deputetëve të qarkut Durrës, Oerd Bylykbashi po zhvillojnë një sërë takimesh në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar me qëllim organizimi për protestën e 26 majit.

Demokratët durrsakë po përgatiten të jenë të shumtë në numër për t’iu bashkuar protestës. Gjatë takimeve, Xhaferri theksoi se tani kemi ardhur në pikën ku qeveria kapet, me zë dhe me figurë, si e lidhur me krimin, ku ministrat më të rëndësishëm, faktohet se mbështesin trafikun e drogës.

Sipas tij, Partia Socialiste ka njerëz me integritet për këto pozicione të rëndësishme, por Rama i ka duart e lidhura për të bërë një zgjedhje të tillë. Për të shmangur vëmendjen nga ministrat e implikuar në trafikun e drogës, Rama dhe qeveritarët po dalin përpara qytetarëve për të bërë llogaridhënie.

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës u shpreh se, ekspertë pranë qeverisë thonë se Kushtetuta fuqizon kryeministrin dhe është e vështirë të rrëzohet kjo qeveri, por sipas tij, Kushtetuta fuqizon një kryeministër dhe qeveri të zgjedhur me votë dhe jo një qeveri të ardhur në pushtet me drogë. Xhaferi tha se qytetarët do protestojnë për të larguar ministra që nuk i ka sjellë në qeveri liria e votës, por paraja e drogës.

Xhaferi u kërkoi demokratëve të organizohen dhe të jenë gati për të nisur betejën kundra qeverisë Rama dhe të bëhen gati për në datën 26 maj për të protestuar në kryeqytet.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar pas situatës alarmante nga ethet e Nilit që janë përhapur në Europë, por ed

Një pushues në Durrës ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha shqetësimin e tij.

Partia Demokratike në Durrës ka denoncuar sipas saj, mungesën e transparencës së fondeve publike me investimet në rrugë.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko po zhvillon një vizite në SHBA, me ftesë të Departamentit të Shtetit.

Presidenti Ilir Meta ka vizituar komunën e Shterpcës (Brezovicë) në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë në Xhenova të Italisë, ku humbën jetën edhe dy shqiptarë.

Pas rrëzimit të urës në Xhenova, arkitekti i njohur dhe zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli ngre shqetësimin pë

Kompania shqiptare ajrore "Air Albania" duket se është shumë pranë ngritjes së avionit të parë në ajër për fluturime.

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut italian Mattarella pas aksidentit tragjik në qytetin e Gjenovas, ku

Publicisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive në Bukuresht të Rumanisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të