Shoqata ‘Çamëria’, Partia Drejtësi Integrim por edhe përfaqësues të republikës së vetëshpallur në Maqedoni “Ilirida” kanë protestuar dje para ambasadës greke në Tiranë kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi në lidhje me emrin “Çamëri”. Në protestë merrnin pjesë edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.

Dhjetëra qytetarë çamë me flamuj kuqezi por edhe me plisa të bardhë kanë marrë pjesë në protestë duke kërkuar transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi.

Por ngjarja nuk ka mbetur pa u raportuar edhe në mediat greke.

“Shqiptarët po mundohen me çdo mënyrë të vendosin Çamërinë në temën e bisedimeve mes dy ministriave të jashtëm të dy vendeve. Këtë herë ata u përpoqën të bëjnë diçka ndryshe, u mblodhën jashtë ambasadës greke në Tiranë për të protestuar. Ata madje i kërkuan Greqisë të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar ndaj çamëve,” shkruan ProtoThema

“Çamët në protestën e zhvilluar në Tiranë, i barazuan politikanët grekë me Joseph Gaibels (politikan nazist në kohën e Hitlerit),” shkruan media tjetër greke ANT1. /BW