Rama dhe Xhafaj takohen me Metën, çfarë po ndodh në Presidencë​

Postuar: 16/05/2018 - 17:01

   Presidenti Ilir Meta ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë. Në këtë mbledhje janë të pranishëm, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Po ashtu, të pranishëm janë edhe kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, kreu i komanduar i SHISH Helidon Bendo dhe përfaqësues të tjerë.

Mbledhja ishte parashikuar 2 javë më parë. Ende nuk dihet se për çfarë do të bisedohet në këtë mbledhje, ndërsa ajo vjen në një kohë kur ministrit Xhafaj i kërkohet largimi për shkak të akuzave për vëllain e tij.

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Agron Xhafajt, për të cilin thotë se nuk është arrestuar edhe pse është i dënuar me 7 vite burg.

Por ditën e sotme, Agron Xhafaj, përmes një letre publike bëri me dije se është dorëzuar tek autoritetet italiane, ndërsa ka shtuar se përgjimi që ka publikuar PD është i montuar.

Për këtë ngjarje, kryeministri Edi Rama në mbledhje urgjente me grupin e PS tha se kishte kërkuar ndihmën e agjencive të huaj për të hetuar mbi vërtetësinë e përgjimit.

Po ashtu, Rama njoftoi se nuk do të shkarkonte Xhafajn, duke shtuar se akuzat janë të sajuar nga opozita.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho sqaron në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit arsyet përse PD e konsideron farsë d

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur gjithnjë për pasionin e tij për notin por edhe për ecjen, ndërsa shpeshherë ka thyer edhe rekordet

   Në një deklaratë për media, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar se “Bashkia e Tiranës shpall fituese të tenderit fiktiv 10

   Nesër, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e tij të fundit për këtë sesion.

   Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka hedhur akuza për Donika Prela dhe Arta Marku, duke shkruar se ato “po fshehin prova të forta akuzues

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i është përgjigjur nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila i kërkoi opozitës të

Pas publikimit të videos së përplasjes së kreut të PD të Gramshit, Elmas Haruni me efektivet e policise, ka reaguar në Facebook kreu i gr

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarë të Durrësit.

   Shumë herë në javët e fundit është artikuluar nga ambasadorët dhe ndërkombëtarët evropianë që maxhoranca dhe opozita duhet të bashkëpu