Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të një vizite zyrtare. Mëngjesin e sotëm, Rama ka uruar ndjekësit në “Facebook” për një ditë të mbarë me disa foto nga ura e Darëzezës në Fier, e cila është ndërtuar nga Forcat e Armatosura pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje të urës së Darëzezës, ndërtuar në kohë rekord nga Forcat e Armatosura dhe Bashkia Fierit duke rikthyer normalitetin për 2 mijë banorët e zonës, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.