Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS-së e zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, mësohet se kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me deputetët, duke u kërkuar që atyre të mos bëjnë punësime me SMS dhe të zgjidhin hallet e qytetarëve në terren.

“Mos u merrni me punësime e SMS. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëper zona sa më pranë qytetareve. Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre? Bëni kujdes me qytetarët”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes.