Kryeministri Edi Rama teksa fliste në Durrës për turizmin dhe impaktin që ka në Shqipëri, tregoi një histori me një turist politik.

Rama tha se ai nuk pranonte të dilte nga zona vip e aeroportit pasi kërkontë roje dhe makinë të blinduar.

"Imazhi është ende që po të vish në Shqipëri mund të lësh lëkurën këtu. Dhe prandaj shumëkush që vjen habitet sepse gjen një gjë ndryshe nga ajo që i kanë thënë. Këtë e kam dëgjuar dhe nga ata deputetët që vijnë për të verifikuar fakte, delegacione edhe vizita që ata i quajnë vizita punë, por që janë vizita turistike sepse nuk kanë çfarë faktesh të vërtetojnë për një ditë që vijnë, por habiten.  Përpara disa muajsh një turist politik erdhi në Shqipëri dhe nuk dilte nga salla vip e aeroportit, thoshte: Dua roje me pushkë dhe makinë të blinduar dhe nuk dal. 40 minuta debat. Në fund i thanë që nuk e ofrojmë këtë shërbim roje me pushkë, i kemi me revole, nuk i kemi me pushkë, po të duash ikë. Erdhi, hyri dhe të nesërmen më ka takuar dhe më tha unë dua të të kërkoj ndjesë sepse e kam imagjinuar Shqipërinë 100% nga kjo që shoh. Pra është e vështirë ta ndryshosh këtë imazh, vetëm përmes njerëzve që vijnë dhe e shohin vetë."