Rama: Partnerët, të shqetësuar për kontratat e lobimit të PD

Postuar: 12/03/2018 - 21:32

   Kryeministri Edi Rama është shprehur se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për çështjen e kontratave të lobimit të PD në SHBA. Gjatë një interviste në “Studio e Hapur” në News24, Rama tha se nuk ka bërë akuza, por ka kërkuar që çështja të zbardhet.

“Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.

Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar. Cilët janë shqetësuar? Cilët janë partnerët e Shqipërisë. Ata janë të shqetësuar për këtë çështje. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim nga Kremlini për destabilizim në Shqipëri, por ne duhet ta përjashtojmë këtë duke u bindur 100%.

Ne do të investohemi deri në këtë pikë derisa të jemi të bindur për njërën apo për tjetrën. Kjo ka ndodhur në vendin në kufirin tonë verior ku është bërë hataja (Mal i Zi)” – tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë që solli kapjen e një sasie të madhe eurosh.

   Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për suksesin në zgjedhjet e parakohshme presidencial

   Kapet në Portin e Durrësit një mjet tip ‘Tojota Jaris’ pa targa, brenda të cilit ishin fshehur  1.5 milionë euro,  prerje 100-she.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zhvilluar pas marrjes së çmimit në Barcelonë për sheshin ‘Skëndërbej’ kryeministri Edi Rama është nda

Kryeministri Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur duke ndarë kalendarin e aktiviteteve kulturore që do të ofrohen gjatë verës në sh

Ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, e vlerëson ecurinë e procesit të vettingut në vendin tonë.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019 është propozuar zbatimi i një projekti pilot në disa prej bashkive të vendit, në mënyrë që të testohet

Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë popullor me postimet e tij të çdo viti gjatë ecjeve që bën te Gjiri i Lalzit.

Kryeministri Edi Rama prezantoi nga Vlora projektet e reja për këtë qytet.

Pak ditë pasi KPK shkarkoi nga detyra prokurorin e Apelit, Gentian Trenova, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi.