Kompania shqiptare ajrore "Air Albania" duket se është shumë pranë ngritjes së avionit të parë në ajër për fluturime.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto nga avioni me logo të "Air Albania" duke e cilësuar si foto të ditës.

"Air Albania" është kompania e parë ajrore shqiptare e cila pritet të ketë bileta ekonomike dhe konkurruese në treg.