Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij në qarkun e Dibrës, e pasdite është ndalur edhe në Klos.

Sipas Partisë Demokratike, Rama ka preferuar të lëvizë me helikopter dhe në videon e vënë në dispozicion nga selia blu, shihet teksa një mjet fluturues ikën në Klos.

Ndërkaq në tokë qytetarët, mbështetës të PD-së qëndronin me pankarta dhe thirrje kundër. “O kryemashtrues shporru nga Klosi dhe qeveria”, thuhet në parullat e qytetarëve.

Sipas protestuesve, kryeministri ka frikë prej tyre ndaj lëviz me helikopter. Por pas pretendimeve të PD ka reaguar Kryeministria e cila thotë se nuk është e vërtetë që kryeministri Rama ka shkuar me helikopter në Klos, por me makinë.