Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte Presidentin amerikan, Donald Trump, në Bruksel, ku po zhvillohet samiti i vendeve të NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shpërndau foton me Trump, të cilësuar si "FOTOJA E DITËS".

Për momentin nuk dihet ende kohëzgjatja apo temat që kryeministri Rama ka biseduar me Presidentin amerikan.