Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje sot pishtarin e demokracisë, Azem Hajdarin. Në një status në Facebook, shefi i qeverisë uron vajzën e tij, Rudina, e cila ka zënë vendin e babait të saj si deputete e re e PD-së.

Rama i uron asaj suksese, me shpresën që Rudina Hajdari të jetë një zë i denjë për brezin e saj.

“Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk ështē më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj”, shkruan Rama.