Kryeministri Edi Rama ka vazhduar replikat në rrjetet sociale me Lulzim Bashën për zgjidhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kreu i qeverisë ironizon opozitën duke thënë se edhe SHBA e BE gabohen për zgjedhjen e kreut të akuzës. Rama theksoi përsëri nevojën për një dialog mazhorancë-qeveri për një zgjidhje të përbashkët.

“Rifilloi avazi! Jo ne, po edhe SHBA/BE e kanë gabim! Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Rama dhe Basha kanë replikuar disa herë sot në rrjete sociale në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkoshëm, pasi sot i ka përfunduar mandati i Adriatik Llallës.

Sot në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar mbledhja për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ndërsa debati ka qenë nëse Parlamenti e voton me shumicë të cilësuar apo shumicë të thjeshtë. Teza e fundit mbështetet nga mazhoranca, ndërsa opozita pretendon të kundërtën.