Tensione që në nisje të seancës së sotme plenare ku kryeministri Edi Rama është thirrur në mocion nga opozita.

Gjatë kohës që kreu i grupit të PD-së Edmond Spaho fliste në foltore për heqjen e shumë familjeve shqiptare nga ndihma ekonomike, një veprim i Ramës ka acaruar demokratët.

Kryeministri Rama ka vendosur kufjet, kaq mjaftoi që Spahoi ti kërkoi Ruçit që Rama të heqë kufjet.

REPLIKAT

SPAHO: Kjo sjellje me vënies se kufjeve është e papranueshme.

RUÇI: Mund të jetë duke dëgjuar diçka.

SPAHO: Ta ndërpresë dhe të heqë kufjet.

RUÇI: Kufjet janë për të dëgjuar më mirë juve. T’ju nderojmë, juve s’doni.