Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në një takim pasditen e sotme nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas raportimit te Anadolu Agency, dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll.  

Para takimit me Edi Ramën, referuar axhendës së bërë publike në mediat turke, Presidenti Erdogan ka pasur një takim me kryeministrin turk Binali Yildirim.