Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka lidhur me deklaratën e Ministrisë së Brendshme, që e cilësoi të pasaktë e jo aktual raportin e CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, publikuara nga mediat.

“Vetem vellai i Agron Xhafes, aktualisht ne burg per trafik droge, mund t’i thote CIA-s se eshte e pasakte. Raporti i perditesuar i CIA-s nxjerr zbuluar mashtrimin e Edi Rames se eshte fituar lufta kunder mbjelljes se kanabisit”, shprehet Paloka në një shënim në Facebook.

“Le te dale vellai i Agron Xhafes dhe te mohoje se vetem ne 7 muaj jane kapur rreth 30 tone droge kryesisht ne Itali, Greqi dhe me pak ne Shqiperi.

Le te thote vellai i Agron Xhafes pse nuk ben analizat e droges se kapur, njesoj sic i ben Italia dhe Greqia dhe qe u del se kanabisi eshte i fresket.

Mashrtimeve te qeverise se narkotrafikut u ka dale boja! Shqiptaret nuk meritojne nje kryeminister te lidhur me krimin e organizuar”, përfundon Paloka.