Sherri në Komisionin e Medias mori përmasa të mëdha kur pas disa kërkesash të përsëritura të kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshi, që kryebashkiaku i Tiranës të nxirrej jashtë nga Garda e Republikës, deputeti demokrat Flamur Noka u ngrit për ta zgjidhur vetë çështjen.

Menjëherë janë ngritur nga karriget deputetet Klevis Balliu, Ervin Saliani Enkelejd Alibeja, ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe deputeti Luçiano Boçi.