Ashtu si edhe ishte paralajmëruar, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohë që kryedemokrati Basha akuzonte dyshen Rama-Xhafaj, për skenar kriminal në shkelje të ligjit dhe në mbrojtje të vëllait të ministrit të Brendshëm, çka e ka detyruar kreun e Kuvendit të ndërpresë seancë.

Seanca ka rinisur sërish seanca mes tensioneve, ku Basha vijon që të mbajë të bllokuar foltoren në komunikimin e tij të drejtëpërdrejtë në Facebook.

DEBATI

Ruçi: Zoti Basha ju kërkoj që të lejoni zhvillimin normal të seancës, kemi një çështje shumë të rëndësishëm për të trajtuar. Është një rast i artë i opozitës që të kritikojë, që të debatoj. Veprimet për të marrë peng seancën nuk janë veprime të drejta.

Basha: Dua të ndiqet rendi i ditës.

Ruçi: Çfarë të ndjekë uzurpimin tuaj të foltores?

Basha: Rama e sjell këtë raport këtu të mjerë, atë që ka ndodhur në Samitin e Sofjes, atë që i kanë thënë në sy liderët e huaj. Ti atje mos u afro tek kamera se do marrësh atë që meriton, Mos dëgjo atë palloshin. Ulu aty. (I drejtohet Ballës)

Basha: Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe sot ka ardhur që ti bjerë sot dajres. Rama dridhet nga e vërteta.