Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, ku është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

Rama thotë se Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

Kryeministri shprehet se duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.