Nën drejtimin e deputetit të PS-së, Besnik Baraj ka nisur sot seanca e parë e sesionit të ri parlamentar.

Baraj ftoi që në fillim të nisjes së seancës tre deputetët më të rinj në moshë të Kuvendit, si sekretaria e përkohshme, që do të bëjë verifikimin e mandateve të deputeteve të rinj. Ata janë, Anduel Xhindi i PS-së, Kejdi Mehmetaj e LSI-së dhe Izmira Ulqinaku e PD-së.

Me pas ai ka lexuar te gjithe deputetet qe kane dale nga zgjedhjet e 25 qershorit. PS shkon ne kete legjislature me 74 deputete, PD me 43 , LSI me 19, PDIU me 3 ndersa PSD me 1 deputet.

Në seancën e pasdites, në orën 18:00, do të bëhet verifikimi i mandateve të tyre dhe pritet të zgjidhet kreu i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi.