Deputeti i Partisë Socialiste nga Malësia e Madhe, Paulin Sterkaj, po kalon momente të vështira shëndetësore.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ku lutet që Sterkaj ta përballojë si kampion këtë provë.

Statusi i Ramës:

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë venditForca mikJemi të gjithë me ty