Sheshi “Skënderbej” fitoi të mërkurën Çmimin Europian të Hapësirës Publike 2017, në konkursin e zhvilluar në Barcelonë, ku Shqipëria konkurronte me 3 finalistë.

Lajmi është mirëpritur nga Kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale nuk harroi të falenderonte as kundërshtarët e projektit.