Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo nga detyra, pasi nuk justifikoi pasurinë e tij.

Rama e konsideron këtë hap si një nisje të mbarë të Vettingut ndaj edhe shqiptarët që e  mbështetën  duhet të ndihen mirë sipas tij, ndërsa ka paralajmëruar se "nuk keni parë gjë akoma".

STATUSI I PLOTË

Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma.