Pasi kryeministri Edi Rama shkarkoi sot 6 drejtorët ë Hipotekave dhe ALUIZNI-t, vjen reagimi nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili ironizon Ramen, ndërsa shtoi se vet i emëroi drejtorët dhe po vet i shkarkoi.

Mes të tjerash Vasili e quajti Ramën të paaftë. “Eshte i paafte dhe pike, s’ja kane fajin as drejtoret dhe as nuk i bëjnë derman as drejtoret qe heq dhe as gjithë qeveria sikur ta ndërrojë të gjithën”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT:

Po ky germadha kryeminister a i emeroi vete keta drejtoret e hipotekave, qe po i shkarkon tufa tufa?
Po ky kryeminister na cau derrasat,duke thene qe po i emeron drejtoret me konkurs, me portal, me me kritere,me seleksionim. Se qau e lau dikur ky se medemek fajin ja kishin te tjeret qe punet nuk i shkonin mire.
Po tani qe i zgjodhi vete keta drejtoret kush ja ka fajin?
Fajin ja ka vetem vetja e tij dhe shkollepakesia e tij proverbiale.
Eshte i paafte dhe pike, s’ja kane fajin as drejtoret dhe as nuk i bejne derman as drejtoret qe heq dhe as gjithe qeveria sikur ta nderroje te gjithen.
Trurin shtuf nuk e rigjeneron dot as ilacet dhe as bari.