Shkodra prej disa ditësh ndodhet nën pushtetin e përmbytjeve, ndërsa kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, ka akuzuar qeverinë se nuk iu ka ardhur në ndihmë banorëve. 

Ajo ka shkuar edhe me tej, duke kërkuar nga qeveria shpalljen e emergjencave civile, si dhe angazhimin e qeverisë për të mos i lënë banorët e Shkodrës në mëshirë të fatit.

Por, ditën e sotme, lidhur me këto akuza ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar disa foto nga operacionet e Forcave të Armatosura në zonat e përmbytura.

“Shkodër – (përtej llafeve e shpifjeve) SHTETI NË KRYE TË DETYRËS”.- shkruan Rama në Facebook.