Shpërthen Muka: Rama dhe Dako, ju zënshin mallkimet që dëgjova për ju!

Postuar: 13/06/2018 - 19:40

   Një ditë pas protestës së qytetarëve durrsakë, të mbështetur nga Partia Demokratike, në zonën e Porto-Romanos dhe turit dy ditor të qeverisë Rama në Durrës ka reaguar anëtari i Këshillit Bashkiak, Ardian Muka.

Ndërsa denoncon për të disatën herë djegien e plehrave në qiell të hapur dhe ndotjen mjedisore alarmante, Muka shkruan në një status në Facebook se “nje dite me pare, palo kryeministri e palo kryebashkiaku, nga nje strukture hotelerie me pese yje ne zonen e Golemit, ftonin turistet e huaj te vinin ne Durresin e Gjushit per te pushuar.Dhe vetem pese kilometra ne vije ajrore nga plazhi i Golemit,Durresit,Spillese,gjendet hot pointi i Porto Romanos,i treguar me gisht dhe uleritur me te madhe dhe nga mediat e huaja si nje nga pikat me te ndotura ne Europe !!”

Ndërkohë që denoncon faktin se bashkia bën vetëm investime fasadë në Durrës, Muka ngre zërin për shtimin e numrit të përsonave të prekur nga sëmundjet tumorale, pasi thithin ajrin e ndotur.

“Rama s'tha asnje fjale per mbetjet e as per landfillin,Vangjushi aq me pak...Qytetaret e Porto Romanos e gjithe Durresit do vazhdojne te thithin ajrin e ndotur...Banoret perreth vendgrumbullimit te plehrave do vazhdojne te rremojne e te fitojne kancerin nga mjerimi....Horrat e qeverise dhe te bashkise do vazhdojne te trashen me mjerimin e tyre...Une nje gje ju uroj atyre:Ju zenshin mallkimet qe une degjova mbreme per ju !!!...Por jo vetem !!!”, e mbyll statusin e tij Muka.

Statusi i plotë i Ardian Mukës:

E ndersa Edi Rama sillet verdalle prej tre ditesh neper Durres,bashke me shoë qeverine e tij,sa ne nje takim me operatore turistike ,ne panairin e punesimeve imagjinare,ne shoë mbledhjen qeveritare me barsaleta e ofendime ndaj shoqerise civile e gjygjtareve,...banoret e Porto Romanos,te mbeshtetur dhe nga PD Durres mbajten nje proteste kunder menyres se trajtimit te mbetjeve ne vendgrumbullimin e tyre ne kete zone.Une denoncova djegien e plehrave ne qiell te hapur ,prej vitesh,ne nje zone prej 22 hektaresh,ku cdo vit depozitohen rreth 130 mije ton mbeturina te qytetit,dhe tymi i dioksidit te karbonit,nanogrimcat kancerogjene,ujerat e shiut qe depertojne ne vendgrumbullim duke mbushur zonen me toksina dhe duke kontaminuar ujin nentokesor,mbetjet spitalore dhe industriale qe hidhen te patrajtuara dhe pa kontroll,kafshet shtepiake te banoreve te zones qe ushqehen me mbeturinat ,dhe me e tmerrshmja,njerez qe rremojne neper plehra per te diferencuar cfare munden nga mbetjet,pa asnje mase mbrojtese apo kusht higjeno-sanitar,duke paguar ato pak leke qe mund te nxjerrin nga shitja e materialeve te riciklueshme,me jeten e tyre.Dhe nje dite me pare, palo kryeministri e palo kryebashkiaku, nga nje strukture hotelerie me pese yje ne zonen e Golemit, ftonin turistet e huaj te vinin ne Durresin e Gjushit per te pushuar.Dhe vetem pese kilometra ne vije ajrore nga plazhi i Golemit,Durresit,Spillese,gjendet hot pointi i Porto Romanos,i treguar me gisht dhe uleritur me te madhe dhe nga mediat e huaja si nje nga pikat me te ndotura ne Europe !!E nderkohe bashkia thur Plane Lokale te Menaxhimit te Mbetjeve,sheh endrra me mbetje qe diferencohen ne origjine dhe riciklohen neper projekte ku vetem vidhen fondet tona publike,sepse asgje nuk behet per pleherat por vetem per fasade:Veliera,trotuare te veshura me mermer,rruge plazhi qe behet e ribehet cdo fushate zgjedhore...Per keto fola dje,per keto dhe per semundjet tumorale qe ne Durres po kthehen si nje semundje normale gripi.Rama s'tha asnje fjale per mbetjet e as per landfillin,Vangjushi aq me pak...Qytetaret e Porto Romanos e gjithe Durresit do vazhdojne te thithin ajrin e ndotur...Banoret perreth vendgrumbullimit te plehrave do vazhdojne te rremojne e te fitojne kancerin nga mjerimi....Horrat e qeverise dhe te bashkise do vazhdojne te trashen me mjerimin e tyre...Une nje gje ju uroj atyre:Ju zenshin mallkimet qe une degjova mbreme per ju !!!...Por jo vetem !!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Zhduken pa asnjë gjurmë 18 pistoleta që ndodheshin në ruajtje në burgun e Fushë Krujës.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç gjatë vizitës së saj në Tiranë, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku përsër

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet për një vizitë shtetërore në vendin tonë, për

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi në kuvend projektligjin që qeveria ka sjellë për uljen e taksave për bizneset e lojërave të fatit.

Kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho, i është kthyer dhe një herë debatit për votimin për ligjin e Teatrit, ku një prej deputetëve votoi

Lungomare do shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale nisje

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Leskaj ka paraqitur raportin vjetor të punës së këtij institucioni në Kuvend.

Shumica në pushtet do të provojë të votojë sërsish sot ligjin për shkollën e Magjistraturës, që i hap kështu rrugë emërimeve në sistemin

Qytetari dixhital ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se 4 nga të arrestuarit për falsifikimin e vizave për në SHBA dhe Kanad

Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike, ka shfaqur në publ