“Si u emërua drejtor Transporti ish-deputeti i PD-së?” Këshilla e Ramës për gazetaren

Postuar: 13/03/2018 - 13:34

Kabineti qeveritar është mbledhur në qytetin e Elbasanit, teksa kryeministri Rama publikoi një sërë vendimesh.

Gjatë një konference për mediat, i pyetur nga një gazetare se çfarë kriteresh ishin ndjekur që ish-deputeti i PD-së, Mhill Fufi të merrte postin e drejtorit të transporteve në Laç, Rama i këshilloi asaj të bënte një ecje në shi, për tu zgjuar.

Zoti kryeministër këtë mandat të dytë neve ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht drejtuesit e institucioneve. A mund të na thoni çfarë mënyrë rekrutimi keni përdorur për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufi i cili sot është drejtori i transporteve në Laç?

Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet por do me keni parë në një ëndërr, se unë nuk merrem me rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe ato ndjekin të gjitha procedruar Është edhe kohë e freskët, bie shi është një shi pi pranueshëm, ju këshilloj të bëni një ecje në shi dhe shpresoj që herën tjetër të jeni tërësisht zgjuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Beratit ka rrëzuar kërkesën e LSI-së për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi përfshirjen e punonjësv

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me tensione dhe debate.

Pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi se në disa pjesë të tjera të audio-pë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar akuza të forta në adresë të prokurorisë, e cila sipas tij është bërë një ka

Ashtu siç ishte parashikuar, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të

Vetëdorëzimi i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, tek autoritetet italiane, ka ngritur sërish një pyetje të

   Deputeti i PD, Edi Paloka ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka hedhur edhe një herë akuza kundër qeverisë për rastin Xhafaj.

   Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama në një status të tij në Facebook ku shkruan: “Nga Bas

   Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për median austriake ‘Kurier.at’, ku ka folur për integrimin e vendeve të B

   Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka komentuar situatën politike të ditëve të fundit në vend, dhe jo vetëm, pas denoncimi