Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot në Kuvend programin e tij politik të qevrisë për 4 vitet e ardhshme.

Seanca e sotme parlamentare që do të nisë në orën 10:00 do të ketë pyetje dhe diskutime, dhe më pas do të marrë edhe votëbesimin e deputetëve.

Qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën pas betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave te Presidenti i Republikës, gjë që parashikohet të ndodhë pas kthimit të Ilir Metës nga Italia.