Pas takimit të komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama, ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi si dhe kreu i Grupit Parlamentar i kësaj force politike, Petrit Vasili.

Kryemadhi shkruan në Facebook se fjalët e bukura, tryezat e stiluara me simbolet europiane nuk të çojnë në BE. Sipas saj, e gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjeter vetëm një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kërkuar për ta zbatuar.

Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!

As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel.

E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjeter vetëm një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kerkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë.

Deri më sot, kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës.

Paaftësia, arroganca dhe korrupsioni, përfshirja në trafiqe dhe lënia e Shqipërisë jashtë hapjes së negociatave nuk mund të ndreqen me kopjet që i merr nga ish-Ministrja e Integrimit.

Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajkë e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformën në drejtësi.

Ndaj çdo përpjekje për show me ngjyra e ndriçim artificial është thjesht i dalë mode si metodë për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër.

Vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili komenton çështjen e shkollës së magjistraturës teksa shkruan në Facebook se Hanh “ia futi kot fare”.

Cilin Hanh te besojme ate miratoi reformen ne drejtesi te 21-22 korrikut apo kete qe foli sot.
Me mire asnjerin prej te dyve.

Pasi ky Hanh i dyte qe u shfaq sot, ja futi kot fare edhe per shkollen e magjistratures dhe tha se duhen 2/3 e votave ne parlament.

Ne fakt nuk duhen fare 2/3 e votave por 3/5 e votave aq sa ka vendosur Hanhi i pare ne 21-22 korrik.
Por nga qe ka qene gjithe diten me shkollepakun sot dhe ka degjuar e degjon vetem ate, i ngaterroi edhe Hanhi numrat e votave ndaj sqarojeni mor aman sa la nam.