Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla marrin pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian që po organizohet në Talin, Estoni.

Ruçi dhe Balla zhvillojnë takimet me kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. Në fokus të kësaj vizitë është qëllimi dhe garantimi i mbështetjes për hapjen e negociatave.

Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban AHLIN gjatë takimit me Ruçin  u shpreh se Suedia dhe vendet Skandinave, mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Ruçi zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Senatit Hollandez, znj. Ankie Broekers-KNOL.

Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Evropian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare. 

Gjithashtu ne fokusin e diskutimeve të saj, Takimi do të ketë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.