Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksionin e nisur mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin “Të pastrojmë Shqipërinë”. Aksioni do të zgjasë gjashtë muaj dhe ka për qëllim pastrimin e të gjithë territorit.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama falënderon të gjithë ata që u angazhuan në çeljen e këtij operacioni, duke siguruar se deri në vitin 2020 do jenë mbjellë mbi 20 milionë pemë.

Faleminderit gjithë atyre që sot u angazhuan në çeljen e operacionit PASTROJMË SHQIPËRINË QË DUAM Deri në 2020 do kemi mbjellë 20.200.000 pemë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërkohë, në hapjen e aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë” ishte dhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ftoi qytetarët t’i bashkohen këtij aksioni për të pastruar Shqipërinë në çdo cep të saj. Pas Shqipërisë, aksioni pritet të zhvendoset edhe në Kosovë.