Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar sot ligjin për Teatrin e Ri, i cili ndodhet në tryezën e tij pas miratimit me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi dy javë më parë. 

Meta tha se po e shqyrton ligjin e mbërritur nga Kuvendi, ndërsa për të hedhur firmën mbi të tha se nuk ndikohet nga asnjë faktor tjetër, përveç kornizës kushtetuese të Presidentit. 

"Dua t’ju siguroj se në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla."