Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe projektet e saj.

Topalli, një nga firgurat krysore të së djathtës, thotë se vendi është pa qeveri dhe opozitë, ndërsa sipas saj Basha dhe Rama, vijojnë bashkëpunimin mes tyre, në bazë të marrëveshjes së 18 majit.

"Gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë që Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve. Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat parlamentare të muajve të kaluar kur kryeministri i kërkon Bashës të flasë për emrat e oligarkëve dhe i përmend me emër dhe ky ul kokën dhe nuk guxon të thotë një fjalë. Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve te tjera të lidershipit te saj i bie që vendi ynë është në buzë të greminës se kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mborjtjen e të drejtave të njeriut. Mendoj qe protesta e ardhshme eshte thirrur si presion per te rinegociuar 18 majin", tha Topalli.

"Cfare pritshmerie mund te kete nga nje proteste qe kerkon te rinegocioje 18 majin, qe sipas medias ishte per dhjetra miliona eurot te pallatit ne Ujin e Ftohte…ndaj thashe qe vendi eshte ne buze te gremines. Pergjigjes per pritshmerine i eshte pergjigjur vete Basha dje ne nje televizion ku thoshte qe “nese nuk doni te paguani taksen e Lulit, vjehrrit dhe kunatit, duhet te rrezoni Edi Ramen. I bie qe nuk ia kerkonte parate Rames, por i thoshte qyetareve o me paguani paret o me jepni pushtetin se alternative tjeter nuk ka. Pra vendi eshte pa opozite dhe ata jane bashke. Nese qytetaret nuk ngrihen ne proteste per te rrezuar edhe Edin, edhe Lulin edhe Monen, edhe ata qe kane pushtetin, ky vend do udhehiqet edhe per 20 vjet te tjera nga Luli, Lali, Eri, Mona dhe Edvini", tha Topalli.