Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për shifrat e emigrimit dhe të fëmijëve që largohen nga vendi. Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se kjo është një tragjedi për kombin, por Kryeministrit Edi Rama largimi masiv nuk i bën përshtypje.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit në Facebook:

“Tragjedi largimi i mijëra te miturve nga Shqipëria dhe kryeministri rri e vështron…

Mijra te mitur nga mosha 7 -17 vjec largohen nga Shqiperia te pashoqeruar drejt Europes.

Eshte tragjedia me e rende dhe rrenqethese me te cilen eshte perballur ky vend.

Mijëra të mitur të rrezikuar nga pedofilia, trafiku i organeve, kthimi në shpërndarës droge gjenden ne mes te këtyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim.

Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese, por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore.

Emigrimi i te miturve eshte ajo qe nuk do donim te degjonim kurre,por qeverisja e nje kryeministri pa vizion, pa alternative dhe te paafte e pa zemer po zhben cdo ekuliber minimal social si dhe po krijon nje tension shperthyes shoqeror ku pergjegjesi eshte vetem ai.

Modestia, reflektimi dhe jo arroganca e marrë jane rruga per te dale nga nje situate e tille katastrofike.

Toka e djegur është një fatkeqësi tragjike per te gjithe, por nuk duket e tille për kryeministrin”.