Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, me ane të një postimi në Facebook, ka ironizuar mbledhjen e e sotme të grupit socialist duke e quajtur gajasësë Marrëveshjen e Mirëkuptimit. Ndërsa i listoi një sërë pikash kryeministrit Rama se përse ky i fundit nuk e vendos dot vetë Vetingun.

STATUSI I PLOTË

Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.

Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.

E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.