Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes në Korçë ku një i ri, babai i tre fëmijëve gjeti vdekjen ndërsa ndodhej në paraburgim.

Në njëstatus në Facebook, Berisha iu shpreh ngushëllime familjes së 27-vjeçarit, ndërsa ngre akuza të rënda ndaj policisë, të cilë sipas deputetit demokrat e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetën që të pranonte akuzën për vjedhje.

STATUSI I PLOTË

Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi! Të dashur miq, racistët e kriminelet me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetën si xhelat të riut 27-vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.
Ai ishte futur në qelitë e Komisariatit para tre ditësh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e racist që dëshmon fytyrën e vërtet të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.

Me këtë rast i bëj thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer!