Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh nderimi sot, për kompozitorin e shquar Aleksandër Lalo, i cili ndërrroi jetë.

Në një mesazh në “Facebook”, nga Maqedonia ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Presidenti Meta ka shkruar:

Të dashur miq! Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës.

Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë.”

Dhe për ta ilustruar këtë, Meta ka publikuar një video nga filmi “Dimri i Fundit”, kolonën zanore të të cilit e ka krijuar Mjeshtri i Madh Lalo.