Pas sherrit prej më shumë se 30 minutash në Komisionin e Edukimit dhe Medias, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pranuar të dalë nga komisioni.

Në një situatë të nxehtë, Veliaj ka dalë jo pak i acaruar nga mbledhja ashtu siç ishte dhe situata në komision. Por në dalje Veliaj nuk e ka kursyer ironinë ndaj deputetëve të PD-së.

"Tirana do fitojë, mbajeni mend. Do i ftoj të vijnë edhe këta të gjithë që se dinë ku është teatri", tha Veliaj.