Saimir Tahiri del kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të financave Arben Ahmetaj.

Përplasja ishte publike, dhe ka qenë pikërisht çështja e institucioneve të Vettingut ajo që solli reagimin kundër të ish ministrit, deputeti Tahiri.

Debati është zhvilluar në mbledhjen e grupit kuvendor, ndërsa Saimir Tahiri nuk nguroi të shfaqë argumentimin e tij kundër uljes së numrit të anëtarëve të institucioneve të Vetingut por edhe sa i përket burimeve financiare.

Saimir Tahiri: Ne e bashkëndajmë faturën nëse nuk e bëjnë detyrën e të vijnë pas një viti të na thonë nuk e bëmë dot. Në qoftë se fatura sot është e diskutueshme fatura që kanë paguar shqiptarët. Këtu nuk duhet të kursejmë.

Ky qëndrim ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë, i cili në argumentimin e tij nuk mund të linte pa përmendur tepsinë, ndërsa Ahmetaj kishte një tjetër shpjegim.

Edi Rama: Asnjë institucion mos të bjerë në formën e tepsisë, për të akomoduar njerëz.

Arben Ahmetaj: Ne i kemi dhënë mbështetje maksimale asaj strukture.

Saimir Tahiri: Këto janë trupa të pazakonta dhe duhet ti përgjigjemi me mjete të pazakonshme.