Në ditën e lindjes së tij, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë urimi por majft suprizuese për gazetarin e News24, Enrik Mehmeti me një videomesazh personal, ku e konsideron atë rilindas.

Në videoselfien e bërë teksa udhëton, kryeministri Rama e uron për ditëlindjen e 32-të dhe nuk mungon as një përqafim në distancë.

"Enrik edhe 100! 32 edhe 32 edhe 32 dhe pastaj edhe 32 të tjera. Tamam vlonjat i fortë, i paepur dhe patjetër rilindas. Të përqafoj!", thotë në urimin e tij kryeministri.