Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç gjatë vizitës së saj në Tiranë, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku përsëriti mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ajo tha gjithashtu se shqiptarët sakrifikuan jetën për lirinë e Kroacisë dhe se në vendin kroat janë të respektuar dhe të integruar.

Më vonë, zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi ka nxjerrë një video ku shfaqet kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla që i shkel syrin presidentes Kitaroviç. 

“Kur te shkel syrin "Toyota Yaris", integrimit veri vizen!”, ka shkruar Bardhi, teksa më poshtë kanë vërshuar komentet me ironi e tallje mes demokratëve si Reila Bozdo, Shkëlzen Berisha, Çim Peka etj.

Këtë e ka komentuar edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili ka ironizuar Ballën.

“Tao Derrkuc Palla ne rolin e play boy-t me Presidenten e Kroacise…

Do e kete ngatrruar me ndonje kroate tjeter …,” shkruan Paloka.