Tragjedia e familjes Preka në Velipojë që tronditi shqiptarët kudo në botë, ka zbutur deputetët e mazhorancës dhe opozitës, të cilët janë bashkuar pas asnjë hezitim për të pirë kafenë e ngushëllimit.

Kryetari i Grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho me kolegë, si dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, deputet i Shkodrës, kanë shkuar sot në familjen e prindërve të Edmond Prekës.

Lotët në këtë familje me prindin dhe tre fëmijët e vdekur nuk kanë reshtur ende dhe duket se nuk do të pushojnë kurrë…