Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur të kalojnë mbi 24 orë pas vjedhjes që ndodhi te zyrat e Prokurorisë në Durrës, për të reaguar mbi ngjarjen. Ai thotë se “Ndër dosjet e vjedhura me serverin e prokurorisë është dosja famoze e 613 kg kokainë, qindra faqe të së cilës dëshmonin se pritësi i saj ishte klani Rama; ishte dosja e Spitallës e Olsit dhe kompanisë fantazmë të parkut industrial; ishin regjistrimet e bisedave të Gjushit me balozët e zi të mëdhenj të krimit dhe drogës në Shqipëri dhe rajon; ishin përgjimet ambientale por edhe informimet që Edi Rama i bënte Gjushit se ai është në përgjim të trefishtë; ishte dosja famoze e tokave”.

Sipas denoncimit të Berishës në “Facebook”, në server ishin të gjithë dokumentët e botës së krimit që fundosnin Edvinin dhe rrethin e tij më të ngushtë.

DENONCIMI I PLOTË I BERISHËS:

Vjedhja e serverave te prokurorise, veper kriminale e Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, dje u vodh ne prokurorine e Durresit serveri i dosjeve me te medha te krimit te organizuar, nder me te fuqishmit ne Europe! Nje jave me pare u rrembye si rastesisht posta e dosjeve qe transferoheshin nga Tirana ne kete prokurori!

Seriali i rrembimit dhe vjedhjeve te paprecedenta te dosjeve me te renda dhe serverit te tyre ne prokurorine e Durresit, eshte deshmi tjeter e degjenerimit te narkoshtetit ne Shqiperi. Vjedhja e serverit te prokurorise ndofta nuk u realizua nga te njejtit njerez qe vodhen serverin e tatimeve me 20 milione deklarata tatimore te qytetareve shqiptare, por u realizua me urdherin e te njejtit kryebandit qe perdor krimin kunder ligjit, pra me urdher te Edi Rames.

Nder dosjet e vjedhura me serverin e prokurorise eshte dosja famoze e 613 kg kokaine, qindra faqe te te ciles deshmonin se pritesi i saj ishte klani Rama; ishte dosja e Spitalles e Olsit dhe kompanise fantazme te parkut industrial; ishin regjistrimet e bisedave te Gjushit me balozet e zi te medhenj te krimit dhe droges ne Shqiperi dhe rajon; ishin pergjimet ambientale por edhe informimet qe Edi Rama i bente Gjushit se ai eshte ne pergjim te trefishte; ishte dosja famoze e tokave.

Ne server ishin te gjithe dokumentat e botes se krimit qe fundosnin Edvinin dhe rrethin e tij me te ngushte. Vjedhja e dyte ne harkun kohor nje javor nga bandat e kryeprokurorit dhe kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama, qe deshmon menyren qe ai ka zgjedhur per te mbrojtur krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me krimin, eshte nje dryn i ri ne mbylljen e dyerve per hapjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian! sb