"Xhafaj kryeministër? Nuk është çudi të jetë një ditë"

Postuar: 13/03/2018 - 09:05

Fatmir Xhafaj mund të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit”. Avokati dhe kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri që është në koalicon me Partinë Socialiste, ka bërë dje një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Nuk është çudi që falë rezultateve që Xhafaj ka si ministër i Brendshëm në luftë ndaj krimit, por edhe nga mbështetja që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë  të jetë një ditë kryeministër. Natyrisht që Edi Rama do ketë një ditë një fund kohor në detyrën e shefit të qeverisë dhe nuk është çudi që ai të ikë edhe vetë. Në këtë mënyrë, duket se Fatmir Xhafaj do jetë kryeministër”, tha Idajet Beqiri gjatë emisionit.

Mik në rini me Xhafën, Beqiri tregoi se dikur ministri aktual i Brendshëm ka qenë vartësi i tij në gjykatën e Krujës kur Beqiri ishte kryetar i kësaj gjykate dhe Xhafa gjyqtar.

Kemi qenë të dy gjykatës por edhe anëtarë të Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë së asaj kohe. Unë e njoh shumë mirë Fatmir Xhafën dhe kam vlerësimin maksimal për të. Gjithnjë ka qenë korrekt, i përkushtuar dhe i vleërsuar në punë”, tha Beqiri.

Ndonëse me gjysmë shaka, Beqiri tha se përtej politizmit, në atë kohë duhej të kishe disa cilësi të veçanta të merrje vlerësime, por edhe të arrije të bëje qoftë edhe një foto me Enver Hoxhën .

Xhafës i vlerësuan pjesën personale dhe jo politike dhe kjo u bë pasi kaoi shumë filtra”, tha Beqiri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministri Rama nis një vizitë dyditore në Berlin.

Donald Tusk nuk mund të ishte më pozitiv se kaq, për punën e qeverisë shqiptare për çeljen e negociatave.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme ka përshëndetur vendimin e marrë nga Vendet e Europës Juglindore për zgjedhjen e Majlind

Kryetari i grupit të punës për riorganizimin e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti, është kërcënuar me jetë.

Partia Demokratike për herë të parë pas shumë kohësh, ka bërë opozitën e vërtetë në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Vera që vjen do ta gjejë Tiranën në një kantier të vërtetë të punëve infrastrukturore.

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, ka hapur një debat në Komisionin e Mediave që me gjasa do të nisë edhe nga Qeveria për ndryshimin e mënyrës

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk sot do të zhvillojë një vizitë në Tiranë në kuadër të turit të tij 3-ditor në Ballkan.

   Erion Veliaj flet për marrëdhënien mes tij dhe Edi Ramës.

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që denoncon me emra persona që marrin rrogën nga Bashkia e