Këtë të enjte Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk do të mblidhet ashtu si zakonisht. Mësohet me dije se Kuvendi do të mblidhet më 30 nëntor ku do të zhvillohet edhe seanca e parë për buxhetin nen për nen.

Po ashtu, më 30 nëntor pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për shkarkimin e Klement Zgurit si anëtar i KQZ-së për shkeljen e kodit zgjedhor dhe ligjit të dekriminalizimit.

Po më 30 nëntor do të shpallet vakanca për kryetar të KQZ dhe do të hapet gara per kryetarin e ri

Partia Socialiste e akuzon Zgurin se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, pasi nuk i hoqi mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili rezulton i dënuar me dy vjet heqje lirie në Itali më 2004-n.

Pas kësaj, kreu i KQZ, i emëruar në kuadër të marrëveshjes politike të 18 majit mes Ramës dhe Bashës, ka humbur besimin e socialistëve.