Tension në sallën e Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës. Kryeministri Edi Rama teksa po fliste për ndihmën ekonomike në foltoren e Kuvendit, i ka etiketuar deputetët e opozitës si "zogjtë e korbit". 

"Tritan, ne nuk krahasohemi me kohën e zogut po përballë zogjve të kohës që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Urdhëro, vazhdoni fluturoni, po ta mësojnë njerëzit se ju jepnit 38 mln dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 48 milion dollarë. Subvencioni juaj për energjinë, ujin librat e kështu me radhë ishte minimal," tha Rama.

Pas këtij etiketimi deputetët demokratë kanë reaguar ashpër dhe i janë afruar foltores duke i kërkuar llogari Ramës për gjuhën e përdorur.