Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të vendit tonë.

Presidenti i Komisionit Europian do të shoqërohet dhe nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe rreth orën 19:40, Juncker dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp

Më pas në axhendë do të jetë një darkë zyrtare me kryeministrin. Të hënën në mëngjes, Presidenti Jean- Claude Juncker do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta.