15 anije tregtare janë përpunuar tek tre Terminalet e Mallrave të portit të Durrësit gjatë 10 ditëve të para të muajit qershor.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, bëhet e ditur se afro gjysma e anijeve, 7 gjithsej, janë ankoruar dhe përpunuar në Terminalin e Mallrave Gjenerale, i njohur si Terminali Perëndimor.

Pesë anije të specializuara janë përpunuar në të njejtën periudhë në Terminalin e Kontejnerëve, ndërsa tre anije të tjera janë përpunuar në Terminalin Lindor.

Gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji nga anijet tregtare janë përpunuar gurë mermeri, melaminë, llamarinë, grurë, tuba uji, skrap, çimento rifuxho dhe xhama, që të gjithë mallra importi. 

Ndërkaq në Terminalin Lindor është ngarkuar në anije edhe çimento për eksport.